Toshkovski nga Athina: Kemi siguruar vazhdimësi dhe dorëzim në kohë të formularëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në Athinë u takua me Mark Julian Sievert, i cili është kryetar i bordit të drejtorëve të VERIDOS – kompanisë përgjegjëse për prodhimin e formularëve të dokumenteve personale.

Në takim u diskutua për mundësinë e përshpejtimit të dinamikës së prodhimit dhe dorëzimit të formularëve dhe u konstatua se për periudhën e ardhshme do të sigurohet vazhdimësia dhe dërgimi në kohë i formularëve për dokumentet e udhëtimit.

Ministria e Brendshme thotë se kjo siguron kushte që makineritë e prodhimit të pasaportave të punojnë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë në muajt maj dhe qershor.

Toshkovski nga Athina: Kemi siguruar vazhdimësi dhe dorëzim në kohë të formularëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy