Toshkovski: Për një ditë mund të caktohet termini për nxjerrjen e pasaportës në mënyrën e shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski thotë se termini në mënyrën e shpejtë për fotografim për nxjerrjen e pasaportës mund të bëhet për një ditë.

Ai thotë se riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve në fushën e shërbimeve administrative po jep rezultate.

“Më s’ka pritje me muaj për fotografim për nxjerrjen e pasaportës në mënyrën e shpejtë në Shkup, ndërsa nga sot kush do të kërkojë termin, do ta marrë të njëjtën ditë ose të nesërmen”, tha Toshkovski.

Sipas njoftimeve është normalizuar situata me fotografimin për nxjerrjen e dokumenteve personale, por jo edhe për marrjen e tyre. Qytetarët presin deri në tre muaj për marrjen e tyre./Telegrafi/

Advertisement

Toshkovski: Për një ditë mund të caktohet termini për nxjerrjen e pasaportës në mënyrën e shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy