Toshkovski: Prokurori publik është informuar për rastin e sulmit ndaj një polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski e dënoi incidentin në të cilin një polic u sulmua mbrëmë në një objekt hoteliere gjatë kryerjes së aktiviteteve të tij të punës nga një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit.

“Lidhur me incidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objekti hoteliere në territorin e SPB Shkup dhe në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë policorë, dua të informoj opinionin se dënoj fuqishëm çdo lloj dhune, veçanërisht kur ajo kryhet nga punonjës të MPB-së”, ka shkruar në Facebook, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai shton se për incidentin është raportuar menjëherë prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime që janë duke u ndjekur dhe ka kërkuar nga shërbimet kompetente në ministri që të veprojnë në mënyrë sa më profesionale dhe në përputhje me procedurat standarde operative, me qëllim të zbardhjes së çdo gjë te behet sa me shpejt, për këtë rast dhe për rezultatin e veprimeve te ndërmarra do te njoftohet menjehere publiku.

Më herët, OBRM-PDUKM njoftoi se për shkak të incidentit, roja do të shkarkohet nga posti i tij.

Advertisement

Toshkovski: Prokurori publik është informuar për rastin e sulmit ndaj një polici shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy