Tragjedi në Kërçovë, një person ka vdekur nga gjuajtja me armë gjuetie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një 56-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi i njëjti gjatë gjuetisë ka gjuajtur me armë, pas çka e ka goditur një bashkëfshatar të tij, i cili ka ndërruar jetë.

Nga policia theksojnë sе më 10.12.2023 në ora 15:00, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria D.S (56) nga Kërçova.

“Ai dyshohet se rreth orës 14:00 në një brez pyjor në rajonin e fshatit Lugina e Bigorit në Kërçovë, gjatë gjuetisë, nga një pushkë gjuetie ka shtënë një plumb dhe ka goditur D.J.(40) nga i njëjti fshat, pas çka D.J. ka vdekur”, thonë nga MPB.

Nga policia po ashtu shtojnë se trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Advertisement

 

Tragjedi në Kërçovë, një person ka vdekur nga gjuajtja me armë gjuetie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy