Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 në lidhje me dorëheqjet e funksionarëve të BDU-së u shpreh se BDI po bën teatër.
“Kjo është vetëm një teatër kinse vendi do të hyjë në Bashkimin Evropian edhe pse asgjë nuk është bërë në gjashtë vitet e fundit”, u shpreh Trajanov.
Sipas tij nuk ka asnjë garanci se vendi do të pranohet në Bashkimin Evropian për nëntë vjet edhe pse Osmani dhe Mariçiq thonë ashtu për të marrë më shumë pikë politike.
Ai po ashtu theksoi se nëse zbatohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, rrënjët e kombit maqedonas do të priten për shkak se kjo marrëveshje, sipas tij, dëmton rëndë identitetin maqedonas./Telegrafi/
The post Trajanov: BDI bën teatër kinse do të hymë në BE appeared first on Telegrafi.