Trajanov e Moraçanin me dilema rreth referendumit të propozuar nga Mickoski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov frikësohet se pasojat e suksesit apo dështimit të referendumit eventual të shpallur nga OBRM-PDUKM mund të jenë fatale për shtetin.

Ai në një prononcim për Plusinfo ka vlerësuar se deklarimi i popullit, siç ka propozuar ai, do të ishte i realizueshëm nëse nuk do të votoheshin konkluzionet e propozimit francez dhe po të mos mbahej konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel.

“Unë sugjerova që në fillim, nëse nuk ka qëndrim të vetëm në Kuvend, atëherë qytetarët të votojnë në referendum për kornizën e negociatave dhe për të gjithë paketën. Por ideja ime ishte të mos bllokoja procesin mbi asnjë bazë. I gjithë angazhimi ynë ishte që të mbrojmë tiparet tona themelore kombëtare, të ruajmë dhe mbrojmë gjuhën maqedonase, të mos lejojmë që çështjet dypalëshe me Bullgarinë të hyjnë në kornizën e negociatave. Tani do të bënim një referendum dhe do t’i bënim popullit një pyetje të thjeshtë: pranojmë apo refuzojmë? Në atë rast, ndoshta nuk do të kishte pasur një konferencë të parë ndërqeveritare dhe nuk do të kishte filluar skriningu. Por tani gjërat janë mjaft komplekse dhe të ndërlikuara”, thotë Trajanov.

Ai thekson se nevojiten konsultime më të gjera me ekspertë vendas dhe të jashtëm për të ndërtuar një qëndrim përfundimtar dhe beson se në atë drejtim po ecën edhe veprimtaria e OBRM-PDUKM-së, sepse, sipas Trajanovit, nuk kanë marrë vendim zyrtarë se do të ketë referendum apo si do të lexohet pyetja.

Advertisement

E nga partia Rindërtimi Demokratik i Maqedonisë, partia e dytë nga organi qeverisës që nuk e ka përkrahur propozimin francez, kanë dyshime për referendumin për të cilin flasin nga opozita maqedonase.

Kryetarja e tyre, Maja Moraçanin, thotë se nuk do të donte të hynte në diskutim pasi edhe partia që e avokon këtë qasje nuk e ka të qartë nëse do të jetë për ndryshimet kushtetuese apo për kornizën e negociatave.

“Nëse problemi është korniza e negociatave, shton ajo, atëherë referendumi është dashur të zbatohet shumë më herët, pra para se të miratohej korniza e negociatave”.

Kujtojmë se propozimi francez u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me gjithsej 68 vota PRO.

Advertisement

Trajanov e Moraçanin me dilema rreth referendumit të propozuar nga Mickoski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy