Trajanov: Jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, se sa shumicës për të votuar ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sesa të ketë mundësi ky parlament të votojë ndryshimet kushtetuese”, kështu deklaroi deputeti i mazhorancës Pavle Trajanov.

Një pjesë e deputetëve mendojnë se po hapet një debat i panevojshëm mediatik mes partive më të mëdha, në kushtet kur jemi larg konsensusit dhe mbështetjes publike për këtë çështje.

“Është krejt e sigurt që kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshime kushtetuese. Duhet të mendohet hapja e një debati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose, si opsion i dytë, të bëhet një qeveri e gjerë që do të zgjidhë situatën e vështirë në vend lidhur me krizën energjetike, ekonomike dhe stabilitetin e vendit lidhur me luftën në Ukrainë”,tha Trajanov.

Ai tha se si parti mbështesin parimin e reciprocitetit.

Advertisement

“Ne si Lidhja Demokratike kërkojmë reciprocitet, pra, nëse bullgarët janë të përfshirë në Kushtetutë, atëherë duhet të njihen të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe ky është kushti ynë”, tha për Sitel deputeti i mazhorancës Pavle Trajanov.

Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin me sigurimin e 2/3 të votave të deputetëve ne Kuvendin e Maqedonisë.

Trajanov: Jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, se sa shumicës për të votuar ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy