Trajanov largohet nga grupi parlamentar i LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike do të veprojë i pavarur në Kuvend, njoftoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin jozyrtar me gazetarët.

Deputeti do të ndjekë shembullin e dy deputetëve nga PLD, të cilët gjithashtu u ndanë nga koalicioni “Mundemi” si një grup parlamentar, megjithëse ata janë pjesë e shumicës qeverisëse.

Kryeministri Zoran Zaev më parë ka thënë se shumica parlamentare është e qëndrueshme pasi deputetët e PLD-së të largohen nga koalicioni qeverisës, megjithëse ai e konsideron vendimin për të vepruar në mënyrë të pavarur si një goditje për LSDM-në, sepse momenti nuk ishte i duhuri për këtë.

Zaev siguron se dalja e PLD-së nuk ka të bëjë me njoftimet e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për një shumicë të re parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

Trajanov largohet nga grupi parlamentar i LSDM-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy