Trençevska: Edukimi për shëndetin është me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe Asociacioni i Maqedonisë për Gjinekologë dhe Obstetërve sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në pjesën e mbrojtjes dhe përparimin e shëndetit të fëmijëve dhe të miturve, të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit është përparimi i shëndetit dhe edukimit të vazhduar shëndetësor, ngritjen e vetëdijes publike për përdorimin e substancave psikoaktive nga ana e fëmijëve, kujdes të shëndetit mendor në institucionet parashkollore dhe institucionet për mbrojtje sociale, rëndësinë për mbrojtje nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme te të rinjtë si dhe këshilla për shëndet riprodhues dhe seksual, promovim të vaksinimit për infektim virusal HPV, planifikim të sigurt të shtatzënisë, shtatzënia te adoleshentët. Njohja e të rinjve me të drejtat e tyre ligjore. Si dhe promovimin e barazisë gjinore, njohja me llojet e dhunës në bazë gjinore, të drejtat si dhe mbrojtjen dhe kujdesin përkatës të viktimave nga dhuna seksuale”, tha Trençevska.

Ministrja deklaroi se me bashkëpunimin do të mundësohet koordinim mes institucioneve dhe realizim të aktiviteteve të cilat do të mundësojnë përvetësimin e aftësive dhe njohurive për përgjigje të sfidave të cilat i imponon shoqëria bashkëkohore.

Në fund të takimit të dyja palët ranë dakord në një bashkëpunim të frytshëm mes institucioneve me të cilat do të arrihet qëllimi i memorandumit të nënshkruar.

Advertisement

Trençevska: Edukimi për shëndetin është me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy