Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në konferencën rinore “Rinia në Ballkanin e Hapur – shanset dhe perspektivat për përparim të besueshëm në rajon”.

Trençevska në fjalën e saj theksoi angazhimet e Ministrisë, të cilat përfshijnë politikat rinore që mundësojnë përfshirje më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.

“Ne si Qeveri dhe si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, jemi të fokusuar në një qasje sistematike në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe në fushën e fitimit të aftësive, të cilat do t’i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës, si dhe do ta bëjnë më të lehtë punësimin”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se garancia për të rinjtë, si pjesë e nismave mbështetëse evropiane, synon t’u ofrojë të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç një ofertë cilësore për punësim, arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm ose praktikë brenda një periudhe 4 mujore nga dita e regjistrimit në Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trençevska: Të rinjtë e çojnë vendin përpara, investimi në to mbetet fokusi ynë shkruan Telegrafi.