Tupançeski: Do të zvogëlohen dënimet për punëtorët e mediave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetaria e lirë është e barabartë me gazetarinë cilësore. Mediat e lira dhe të pavarura janë të nevojshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në të gjitha segmentet e shoqërisë, tha ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në një deklaratë për media, Tupançeski theksoi se qytetarët kanë nevojë për informata të sakta dhe të verifikuara, sepse vetëm gazetaria cilësore, e përgjegjshme dhe etike mund të çojë në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë gjithëpërfshirëse.

Për të përmirësuar gjendjen, siç thotë Tupançeski, Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve ligjore për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje do të mundësojë garantimin e lirisë së shprehjes.

Sipas ministrit të Drejtësisë, ky është një nga ligjet më liberale në Evropë, leximi i dytë i të cilit do të jetë para deputetëve më 5 maj të Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane. Aspekti kyç i ligjit, shton ai, është ulja drastike e masës së gjobave të vendosura ndaj punonjësve të medias për dëmet e shkaktuara nga fyerja apo shpifja.

Advertisement

“Gjoba për gazetarin prej 2000 euro ulet me një shumë jo më të madhe se 400 euro. Për një redaktor nga 10.000 deri në 2.000 euro, ndërsa për një person juridik, gjoba aktuale prej 15.000 euro zvogëlohet me një shumë jo më të madhe se 5.000 euro. Para ngritjes së padisë për dëmshpërblim, krijohet e drejta për të kërkuar falje dhe tërheqje publike të deklaratës ose përmbajtjes së personit fizik ose juridik që është dëmtuar nga fyerja ose shpifja dhe të merren masa për zbutjen e pasojave të dëmshme, si dhe e drejta për të reaguar ndaj mohimit”, u shpreh Tupançeski.

Ministri i Drejtësisë, duke uruar punëtorët e medias për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, tha se Qeveria do të vazhdojë të fokusohet në përmirësimin e situatës në këtë fushë për të mundësuar kryerjen e pavarur, profesionale dhe dinjitoze të profesionit të gazetarit.

Tupançeski: Do të zvogëlohen dënimet për punëtorët e mediave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy