U shkarkua drejtori i Agjencisë së Punësimit Murati, drejtori i ri Vedat Osmani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bekim Murati, anëtar i BDI, është shkarkuar pozitën e drejtorit të Agjencisë së Punësimit. Në vend të tij, do të zërë postin Vedat Osmani, i cili ka konfirmuar këtë ndryshim për Agjencinë Informatike të Maqedonisë (AIM). Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, është shprehur se Osmani është pjesë e stafit të tyre.

Shkarkimi i Bekim Muratit u bë i ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook. Në postim, ai ka shkruar:

“Të nderuar Zotërinj, Sot përfundova detyrën time si drejtor i Agjencisë së Punësimit. Në vitin 2021, kur mora besimin për të drejtuar këtë institucion, përfaqësimi i shqiptarëve ishte simbolik, sot ky institucion me përgjegjësinë më të madhe mund të them se ka staf cilësor në poste drejtuese, por edhe të rinj ambicioz, cilësor që mund t’u përgjigjen sfidave të kohën.” /Telegrafi/

Advertisement

U shkarkua drejtori i Agjencisë së Punësimit Murati, drejtori i ri Vedat Osmani shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy