Vala e të nxehtit në Maqedoni: Rritet numri i pacientëve në urgjencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 10:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje adekuate si dhe të kenë kujdes në përdorimin e ushqimeve, janë këto disa nga këshillat që mjekët vazhdimisht rekomandojnë gjatë kësaj periudhe ku në vend po mbretëron mot ekstrem i nxehtë.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë numër enorme, megjithatë dukshëm është shtuar numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në repartin e ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Më së shpeshti, siç thotë mjeku Besnik Memedi, ankohen pacientët mbi 60 vjeç, fëmijët dhe të sëmurit kronik, prandaj rekomandon që qytetarët të mbrohen sa më shumë nga ekspozimi i drejtpërdrejt në diell, si dhe kujdes të shtuar ndaj dietës ushqimore.

“Periudhën e fundit për shkak të temperaturave të larta kemi rritje të numrit të pacientëve që drejtohen në repartin tonë, por ne gjithsesi rekomandojmë që qytetarët tu largohen aktiviteteve fizike prej orës 10 deri ora 17, të konsumojnë më tepër lëngje, ushqim të lehtë, pacientët që janë në terapi kronike ta përdorin terapinë në rregull, të mbrohen foshnjat dhe fëmijët”, thotë mjeku Memedi.

Nga ana tjetër me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet për helmim nga ushqimi. Për t’u parandaluar një gjë e tillë, duhet të kihet kujdes rreth asaj se çfarë konsumojmë.

Advertisement

Ditëve të fundit edhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari apeloi qytetarët të kenë kujdes se çfarë konsumojnë dhe ku i kryejnë blerjet e produkteve, sidomos atyre që prishen lehtë, ndërkaq nëse frekuentohen objekte hotelerike të zgjidhen operatorët që kujdesen për higjienën, sigurinë dhe që kanë reputacion të mirë në këtë drejtim.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thonë se vala e nxehtë nga Sahara do të mbretërojë edhe disa ditë, kurse nga e premtja pritet që temperaturat t’i kthehen normalitetit, kurse ekziston mundësia që në disa vende të ketë reshje të shiut.

Vala e të nxehtit në Maqedoni: Rritet numri i pacientëve në urgjencë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy