Vala e tretë e coronavirusit në Maqedoni po merr hov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve të reja dhe i të hospitalizuarve është vazhdimisht në rritje. Sipas të dhënave të djeshme të Insituttit për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të fundit kishim 1.299 raste të reja, 24 të vdekur dhe 413 të shëruar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bën thirrje për respektim të masave dhe protokolleve për shkaks se janë në interes të shëndetit të qytetarëve.

“Duke mbrojtur veten i mbroni edhe familjet tuaja, familjarët, miqtë dhe me këtë tregoni respekt ndaj punës së punonjësve shënetësorë”, tha Filipçe.

Ndryshe, në repartet infektive në Maqedoni shërohen 1.289 pacientë me coronavirus prej të cilëve 543 janë në Shkup.

Advertisement

Ministri Filipçe dje tha se ka një valë të madhe me raste të reja dhe kjo kërkon një organizim dhe bartje të pacientëve të cilët paraqiten në spitale në rajone.

“Me spitalet modulare forcohet kapaciteti i spitaleve dhe numri i shtretërve. Mbi 30 shtretër shtesë do të thotë shumë për spitalin e Koçanit për shkak se këtu vijnë pacientë nga Berova, Vinica, Pehçeva, Probishtipi dhe Kamenica”, tha Filipçe.

Në Shkup vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë dhe deri tani janë vaksinuar 6.142 punonjës shëndetësorë, ndërsa në ueb-faqen kovid19vakcinacija.mk deri tani janë paraqitur 111.014 qytetarë për vaksinim.

Filipçe tha se vaksinimi do të fillojë me vaksinën AstraZeneca ose me vaksinat kineze.

Advertisement

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 118.736 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 100.250 janë shëruar dhe 3.448 kanë humbur jetën. Momentalisht ka 15.038 raste aktive./Telegrafi/

Vala e tretë e coronavirusit në Maqedoni po merr hov shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy