Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë për zgjidhjen e çështjeve të hapura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë edhe drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet përfaqësuesve qeveritar, me qëllim që të gjendet zgjidhje për hapjen e negociatave me BE-në.

Kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Boyko Borissov, dje realizuan bisedë telefonike ku diskutuan për këto çështje.

Ata këmbyen informacione rreth përgatitjeve për samitin e radhës në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa pritet që edhe sot të diskutojnë.

Në kuadër të bashkëkryesimit të Procesit të Berlinit, sot ministrat për punë të jashtme të të dy vendeve Bujar Osmani dhe Ekaterina Zakharieva, do të kryesojnë takimin me shefat e diplomacive të vendeve që marrin pjesë dhe përfaqësuesve të institucioneve të BE-së.

Advertisement

Dje ministri Bujar Osmani, bëri apel për qetësi dhe përgjegjësi, pasi siç tha, është arritur shumë dhe zgjidhja është afër, si dhe kjo mundësi nuk duhet të lëshohet.

Ai shtoi se vendi ka investuar shumë dhe kjo mundësi nuk duhet të humbet.

Ndryshe, Procesi i Berlinit është iniciativë politiko-diplomatike, që ka filluar në gusht 2014 nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel./Telegrafi/

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë për zgjidhjen e çështjeve të hapura shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy