minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vazhdon debati për gjyqtarët kushtetues në Maqedoni, opozita kritikon kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare - Struga.info


Vazhdon debati për gjyqtarët kushtetues në Maqedoni, opozita kritikon kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tatjana Vasiq Bozaxhieva është kandidatja për gjyqtare kushtetuese për të cilën ka debatuar sot Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Ajo është propozuar nga shumica parlamentare, ndërsa sipas OBRM-PDUKM-së është kandidate e propozuar drejtpërdrejt nga ish-kryeministri Zoran Zaev.

Sipas deputetit Petar Risteski nga OBRM-PDUKM, qeveria ka nevojë për gjykatës të bindur dhe mendon se pikërisht për këtë arsye besimi në sistemin e gjyqësisë është vetëm 8%.

Deputeti nga radhët e shumicës parlamentare, Pançe Minov, tha se kolegët e tij nga opozita flasin me gojën plot për mosfunksionimin e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend, ndëesa ata vetë po e bllokojnë punën.

Deri më tani është mbajtur debat për 2 kandidatë, prej të cilëve ka kaluar vetëm kandidati i propozuar nga LSDM-ja, Fatmir Skender, ndërsa profesoresha Rodna Zhivkova e propozuar nga OBRM-PDUKM nuk ka marrë mbështetje nga Komisioni.

Advertisement

Nga gjithsej 9 kandidatë, vetëm 3 duhet të zgjidhen për gjyqtarë kushtetues. Në mesin e kandidatëve të propozuar nga LSDM-ja është edhe prokurori republikan Ljubomir Joveski./Telegrafi/

The post Vazhdon debati për gjyqtarët kushtetues në Maqedoni, opozita kritikon kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy