Vazhdon greva e sektorit publik në Maqedoni, sot ndërpresin punën për një orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e ka realizuar grevën e përgjithshme të paralajmëruar në sektorin publik, duke kërkuar rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe kthim të së drejtës për regres të pushimit vjetor.

LSM dje vendosi 120 karrige të zbrazura para Kuvendit, duke dëshiruar t’i kujtojë deputetët ta pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave, ndërsa për sot kanë paralajmëruar 21 karrige para Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Greva do të mbahet çdo ditë nga ora 10 deri në 11, në mënyrë që të punësuarit në sektorin publik në atë periudhë të ndërpresin procesin e punës dhe të dalin jashtë dhe vetëm dhjetë për qind prej tyre do të punojnë aty ku duhet për raste urgjente.

Sindikata shprehet e kënaqur me rrjedhën e grevës e cila njoftoi se do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave. Kryetari i LSM-së Darko Dimovski dje tha se vetëm në një kompani në fillim të grevës ka pasur presione ndaj punëtorëve, ndërsa vlerësoi disa institucione dhe kompani që tashmë kanë filluar të nënshkruajnë marrëveshje që punëtorët nga 1 korriku të marrin 2806 denarë.

Advertisement

“Pra, kemi një situatë të tillë, por në fund të ditës në orën 13:00 sekretarët tanë rajonalë do të paraqesin raporte dhe kudo që ka presion mbi punëtorët dhe bordet e grevës, do të ndodhë e njëjta gjë si pardje me Deputetët, publikisht do t’i shpallim ata drejtorë dhe drejtues apo bartës të atyre pozitave që na bëjnë presion që të mos bëjmë grevë”, tha Dimovski.

Qeveria, nga ana tjetër, është e mendimit se duhet të rriten pagat, por thonë se duhet gjetur një zgjidhje e qëndrueshme, e jo problemet të zgjidhen me zgjidhje ad hoc./Telegrafi/

Vazhdon greva e sektorit publik në Maqedoni, sot ndërpresin punën për një orë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy