Vazhdon greva e të punësuarve në Drejtorinë e librave amë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Librave Amë dhe Ministria e Drejtësisë, kanë gjetur zgjidhje të përbashkët. Por, megjithatë greva do të vazhdojë. Të punësuarve në Drejtorinë e Librave Amë u është pranuar kërkesa për K-15 që të jetë 60% e pagës mesatare, që të paguhet për kurorëzimet nëse ato bëhen të shtunave, kanë gjetur pajtim për Marrëveshjen Kolektive, por nuk është pranuar kërkesa siç thonë ata kryesore, për rritjen e pagave prej 30%.

Po ashtu kanë treguar që pagat e këtij muaji kanë qenë të gjitha sipas pagës minimale dhe nuk ka pasur më paga më të ulëta, tani thonë se mbetet të nivelizohen edhe pagat e tjera.

“Gjetëm gjuhë të përbashkët, janë pranuar numër i madh i kërkesave, për K-15 që të jetë 60% të pagës mesatare, mirëpo në pjesën e përqindjes së rritjes së pagës së të punësuarve, mbetet kërkesa prej 30%. Megjithatë erdhëm në konkludim se aktivitetet e ardhshme që do ti bëjmë si Sindikatë e Pavarur, do të jenë drejtuar Ministrisë së Financave, sepse tani Marrëveshja Kolektive ashtu siç jemi dakorduar, do të dorëzohen tek Ministria e Financave”, tha Marjan Ristevski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikaliste.

Tani diskutimet për rritjen e pagave sipas kryetarit të Sindikatës së Drejtorisë së Librave Amë, Toni Milloshoski, do duhet të zhvillohen me Ministrinë e Financave, të cilës i japin kohë deri të hënën, në të kundërtën thanë se do të vazhdojnë me protesta masive.

Advertisement

“Sot ose nesër Marrëveshja Kolektive do të dorëzohet tek Ministria e Financave. Më së voni deri të hënën, ata duhet të dalin me ndonjë kumtesë, që të japin sinjal nëse do ta nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive ose jo. Ne do të vazhdojmë me protesta, nga e hëna mund të protestojmë para Ministrisë së Financave”, tha Toni Millosheski, Sindikata e Pavarur e Librave Amë.

Greva e të punësuarve në Drejtorinë e Librave Amë, ka filluar më 30 prill dhe do të zgjas siç thonë, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Mirëpo edhe pse në grevë, ata kanë nxjerrë dokumente urgjente të nevojshme për qytetarët.

Vazhdon greva e të punësuarve në Drejtorinë e librave amë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy