Veljanoski: Iniciativa për referendum duhet të pranohet deri të mërkurën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, thotë se në iniciativën e dorëzuar në Kuvend për shpalljen e referendumit për refuzimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, është korrekte dhe se ai duhet të përcaktohet deri të martën në mesnatë, pavarësisht nëse mungon kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Arsyetimi se iniciativa për referendum ende nuk ka mbërritur te kryetari i Kuvendit, sepse ka qenë jashtë vendit, nuk pinë ujë. Nëse do, mund të mungojë në vend edhe një muaj të tërë, por kjo nuk do të thotë që shërbimet parlamentare nuk po punojnë dhe nuk mund të dorëzojnë nismën në komisione.
Neni 191 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit thotë se nisma duhet të dërgohet menjëherë në komisionet parlamentare. Dhe ai term “menjëherë” në fakt do të thotë “tani”, ose më saktë: “sot”. Por duke pasur parasysh se iniciativa është dorëzuar të premten, do të thotë se ajo duhet të dorëzohet në komisione në të njëjtën ditë. Pra, kryetari i Kuvendit nuk prononcohet nëse nisma është e saktë apo jo, por vetëm e dorëzon atë. Neni 191 paragrafi 2 i Rregullores e obligon Komisionin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve dhe Komisionin Ligjvënës dhe Juridik që në afat prej dy ditësh pune t’i paraqesin mendim kryetarit të Kuvendit, gjegjësisht të vendos nëse nisma është në rregull apo jo. jo i zoti”, sqaron Veljanoski për “Plusinfo”.

Ai pret një opinion pozitiv nga dy komisionet parlamentare, pasi siç thotë ai janë plotësuar të gjitha kushtet./Telegrafi/

Veljanoski: Iniciativa për referendum duhet të pranohet deri të mërkurën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy