Vetura dhe 500 euro, arsyet e vrasjes së Pançe Zhezhovskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetura dhe 500 euro, arsyet e vrasjes së Pançe Zhezhovskit

Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Advertisement

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është materiale. Kryersve të vrasjes i është duhur një veturë për të kryer misionin e dytë, kushtëzimin e familjes Gjorçevska për para, duke jua kidnapur vajzën.


Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Lexo po ashtu
Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Advertisement

“Pançe ka mbetur viktimë pasi kryersit e vrasjes nuk kanë pasur veturë që të grabisin Vanjën, personin e dytë në këtë tragjedi” ka thënë prokurori Bubevski.

Kujtojmë se vetura e viktimës Zhezhovski, citroen i bardhë, është përdorur më vonë për të grabitur Vanjën, viktimën e dytë.

Advertisement

Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Lexo po ashtu
Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Advertisement

Informacionet nga Prokuroria Themelore e Velesit gjithashtu kanë treguar se i dyshuari kryesor Ljupço Palevski dhe Panço Zhezhovski kanë pasur një kontest financiar. Viktima dorasit i ka pasur borxh 500 euro. Kjo është arsyeja se pse është zgjedhur 74 vjeçari për të qenë i vrari i parë nga dorasi, që të kryhet më lehtë qëllimi i tyre përfundimtar, grabitja e Vanjës 14 vjeçare. /Telegrafi/

Vetura dhe 500 euro, arsyet e vrasjes së Pançe Zhezhovskit
Fotografi nga vendi ku është ndezur vetura e Zhezhovskit, pasi është grabitur Vanja.

Vetura dhe 500 euro, arsyet e vrasjes së Pançe Zhezhovskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy