Vijat e kuqe të BDI-së, OBRM-PDUKM: U paraqit Ahmeti, kryeministri në hije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM i ka reaguar deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me nismën për referendum.

Kovaçki kritikoi vijat e kuqe të BDI-së, për të cilat kreu i BDI-së tha se janë Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, prej të cilave sipas Ahmetit nuk ka kthim mbrapa.

“Ja dhe Ahmeti, kryeministri në hije, u paraqit me disa vija të kuqe. Epo, nëse dikush ka pasur dyshime se si të veprojë në lidhje me referendumin, pavarësisht nëse është maqedonas apo shqiptar, pavarësisht nëse është politikisht i vendosur apo i pavendosur, pas kësaj deklarate të Ali Ahmetit, me siguri e di se çfarë duhet të bëjë. Është e qartë për të gjithë ne që ana e vërtet është e kundërta e tij!”, shkroi Kovaçki.

Ndryshe, OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar tashmë në Kuvend nismën për referendum, me të cilën synohet shfuqizimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Advertisement

Vijat e kuqe të BDI-së, OBRM-PDUKM: U paraqit Ahmeti, kryeministri në hije shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy