Vijon faza portokalli në Maqedoni, deri të mërkurën janë të liruar nga puna grupet e qytetarëve më të ndjeshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri të mërkurën rajoni i vendit tonë edhe më tutje do të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës.

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, me temperatura maksimale deri 40 gradë, informojnë nga DPHM.

Në gjithë territorin do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria të premten e ndryshoi Vendimin lidhur me rekomandimet lidhur me temperaturat e larta të motit, me çka rekomandimi për lirimin nga obligimet e punës të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, ndër të cilët edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, vazhdon të vlejë në periudhën deri më 27 korrik.

Advertisement

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë, nga ky vendim përjashtohen personat me sëmundje kronike.

“Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, si në shtet, temperatura të larta priten edhe në ditët në vijim pas 24 korrikut. Qeveria solli vendim për ndryshimin e konkludimit nga seanca paraprake, e cila kishte të bëjë me lirimin e disa kategorive të personave nga obligimet e punës nga 21 deri më 24 korrik të vitit 2022, me atë që ky afat është vazhduar deri më 27 korrik të vitit 2022. Rekomandimi për lirim nga obligimet e punës në periudhën nga 27 korrik ka të bëjë me grupet e rrezikuara të qytetarëve, midis të cilëve edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Sipas këtij vendimi, në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.

Rekomandimet vlejnë edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit.

Advertisement

Duke e pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.

Qeveria u bëri thirrje qytetarëve për lëvizje me kujdes në pyje dhe shmangien e veprimeve të cilat në hapësirë të hapura mund të shkaktojnë zjarr.

Vijon faza portokalli në Maqedoni, deri të mërkurën janë të liruar nga puna grupet e qytetarëve më të ndjeshëm shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy