Vijon trendi i rritjes së çmimeve të produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në korrik të këtij viti, çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregun e Maqedonisë së Veriut janë më të larta për 3,9 përqind në baza mujore dhe për 24,8 përqind në nivel vjetor, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në korrik 2022 krahasuar me qershorin e vitit 2022, çmimet e shitjes së produkteve industriale janë më të larta vetëm në grupin e Energjisë me 21,3 përqind, ndërsa krahasuar me korrikun 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendas janë më të larta në grupet e Energjisë me 38,4 përqind, Mallrat e ndërmjetme, përveç energjisë me 26,6 përqind, mallrat kapitale me 74,8 përqind, mallrat e qëndrueshme me 6,6 përqind dhe mallrat e konsumit jo të qëndrueshme me 15,5 përqind.

Trendi i rritjes së çmimeve të produkteve industriale në vend, ka qenë evident që nga fillimi i vitit 2022 dhe i njejti vijon me rritjet për çdo muaj.

Vijon trendi i rritjes së çmimeve të produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy