Maqedoni: Çmimet e produkteve industriale për konsum familjar në bazë vjetore janë rritur me 21.4 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajin prill të vitit 2022, çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregun vendor për konsum familjar, janë më shtrenjtuar për 0,3% në baza mujore dhe për 21,4% në bazë vjetore.

Në muajin prill, krahasuar me muajin mars, çmimet e prodhimit të produkteve industriale rezultuan më të larta në grupet e klasifikuara si: “Mallra kapitale” me 0.5%,”Produkte të ndërmjetme” me 5.8%, “Mallra të konsumit afatshkurtër” me 1.6% dhe “Mallra të konsumit afatgjatë” me 0.8%.

Në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregun vendas kanë qenë më të larta në grupet:

Energjia për 26.9%

Advertisement

Mallra të ndërmjetme me 29.4%

Mallra kapitale me 74.6%

Produkte të qëndrueshme konsumi me 6.8%

Mallrat e konsumit afatshkurtër me 12.6%.

Advertisement

Maqedoni: Çmimet e produkteve industriale për konsum familjar në bazë vjetore janë rritur me 21.4 përqind shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy