VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi Bujar Osmani zyrtarizoi kandidaturën për kryetar në Komunën e Çairit, nga VLEN kanë dalë me reagim, prej ku thonë se brenda katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. Nga VLEN thonë se Osmani u takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare.

“Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e “koreografisë” së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin. Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten. Bujar Osmani duket më i lumtur në mesin e diplomatëve serbë sesa me bashkëqytetarët e tij nga Çairi. Nuk ka ndihmuar askënd, nuk është gjetur pranë askujt në Çair, nuk i është përgjigjur askujt në telefon. Në Çair nuk ka ndihmuar për asnjë shkollë të re, nuk ka qenë i pranishëm kur ndërtoheshin rrugë e bulevarde, as kur bëheshin çerdhe e kënde lojërash”.

“Bujarin e intereson vetëm karriera e tij, marrëdhëniet e mira me Beogradin dhe mundësia për të mbetur në politikë. Që në një mandat të takohet më shumë herë me Beogradin sesa me Prishtinën, flet qartë se Bujar Osmani ka harruar prej nga vjen dhe kush janë njerëzit e tij”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy