VMRO-DPMNE: Zaev dhe pushteti kryejnë presion ndaj KSHZ-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pohimi i kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski se KSHZ-ja është objekt i presioneve tregon se kemi punë me pushtetin i cili dëshiron zgjedhje të parregullta.

Njëherit burimi i presioneve të tilla mund të jetë një dhe i vetëm dhe ai është pushteti në largim dhe Zoran zaevi. VMRO-DPMNE-ja në mënyrë më të ashpër i dënon të gjitha format e presionit ndaj KSHZ-së nga ana e Zaevit dhe pushtetit. Kërkojmë t’i largojnë duart nga institucioni dhe ta lënë të punojnë dhe të vendosë në pajtim me ligjin. Së pari kanë bërë blerje të votave, Zaev dhe vëllai i tij Vice, ndërsa tani bëjnë presion ndaj KSHZ-së për zgjedhje të parregullta.

Qytetarët duhet lirshëm dhe në mënyrë demokratike ta shprehin vullnetin e tyre, zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për ardhmërinë tonë evropiane. Zgjedhjet dhe procesi zgjedhor duhet duhet të zbatohen në pajtim me ligjet, ndërsa KSHZ-së t’i jepet koha e nevojshme që të mos shkurtohet me kushtet e drejta e garantuar e votës për asnjë qytetar.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy