VMRO-ja kundër zgjedhjeve në fund të qershorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim të prerë nëse do t’i bojkotojë zgjedhjet e 21 qershorit. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon datë me konsensus, pa treguar planin në rast se shkohet në zgjedhje pa vullnetin e tyre. Të pyetur nëse do ta bojkotojnë procesin, VMRO-ja është e bindur se në qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Të gjithë liderët që ishin në takim janë të mendimit që zgjedhjet të mbahen gjatë fundit të verës. Pra Zaev është i vetëm në qëndrimet dhe kërkesat e tij. Nuk e di si guxon të shkojë me kokë drejt murit”-tha Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

Opozita nuk ka në plan ndërmarrjen e hapave kundër procesit zgjedhor.

Tërheqja e listave të kandidatëve në këtë moment nuk është e mundur sepse është akt i kryer në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe nuk ka dispozita përmirësuese”-pohoi Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Advertisement

VMRO-DPMNE-ja kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit gusht ose fillimi i shtatorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy