Vozisnin makinën në gjendje të dehur, sanksionohen 70 vozitës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë në periudhën prej ora 23;00 deri në ora 04 të mëngjesit të sotëm ka sanksionuar 70 vozitës të cilët kanë vozitur në gjendje të dehur. Prej tyre 12 janë gjobitur në territorin e Shkupit, nga 11 në Tetovë, Ohër dhe Shtip dhe 9 në rajonin e Velesit.

MBP gjithashtu ka njoftuar qytetarët se duhet të kenë kujdes gjatë vozitjes në rrugë të lagështa dhe i sugjeron që të paisin automjetet me paisje dimërore, duke i përkujtuar për obligimin e ndërrimit të gomave prej 15 tetor, 2021. /Telegrafi/

Vozisnin makinën në gjendje të dehur, sanksionohen 70 vozitës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy