Vrau gruan në mënyrë brutale, burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se Gjykata Themelore Penale në Koçani ka dënuar me burgim të përjetshëm të dyshuarin për vrasjen e një gruaje me datë 25.09.2023.

“Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau një grua në mënyrë brutale, duke e sulmuar me shumë goditje thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë të akuzuarin e ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes”.

“Por, i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të akuzës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vrau gruan në mënyrë brutale, burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy