Xhaferi: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do ta përforconte Unionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ne, si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor jemi përfshirë në debatin për ardhmërinë e Evropës, me qëllim që t’i konfrimojnë aspiratat tona për anëtarësim, të japim kontribut për përaprimin e projektit evropian dhe të dëshmojmë se anëtarësimi i jonë në mënyrë shtesë do ta përforconte Unionin”.

Këtë e tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë fjalimit të tij në Athinë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të AP të Këshillit të Evropës.

“Këshilli i Evropës, më shumë se 70 vite, përmes zhvillimit të sistemit unik të konventave, ndihmon në mënyrë thelbësore në përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike në Evropë, për zhvillimin e sundimit të drejtës dhe mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të gjitha qytetarëve evropianë. Dhe sot, kur bota është drejtuar para sfidave të vështira, Këshilli është akoma më shumë i nevojshëm se kurdoherë, që të mundemi me sukses ti tejkalojmë ato, dhe me këtë rast të evitojmë krijimin e vijave të reja të ndarjes, që ta krijojmë bashkë ardhmërinë e qytetarëve të Evropës, në pajtim me vlerat, nevojat dhe pritjet evropiane”, tha Xhaferi.

Ai më tej shtoi se si duket ngadalë po dalim nga kriza e pandemisë dhe është koha për të bërë një pasqyrë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë bashkë në vitet në vijim.

Advertisement

“Kemi përgjegjësi të nxisim pjesëmarrje të zmadhuar demokratike me qëllim që qytetarët, sidomos të rinjtë, të ndihen të përfaqësuar në sistemin politik dhe ekonomik i cili duhet të përkojë në mënyrë përkatëse me nevojat e tyre. Si shtet, i kushtojmë vëmendje të madhe çështjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe prandaj, në vitin 2020, për herë të parë e nxorëm edhe Ligjin për të rinjtë, bashkë me politikat rinore me të cilat sigurohet qasje e gjerë, inkluzive dhe gjithëpërfshirëse për pjesëmarrjen rinore me një qëllim të vetëm, përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e krijimit të politikave për to, informimi i tyre aktiv, promovimi dhe mbrojtja e interesave të tyre, si edhe ngritje e vetëdijes publike për rëndësinë e të rinjve dhe rolit të tyre shoqëror”.

“Krahas kësaj, fokusohemi në rikuperimin aktual postepidemik i cili është më se i nevojshëm, duke i pasur parasysh pasojat që i shkaktoi pandemia ndaj sistemeve shëndetësore dhe ekonomike të vendeve. Gjithsesi, edhe mbrojtjes së gjeneratës së re të drejtave, gjegjësisht reduktimin e ndotjes, transformimeve të gjelbra dhe digjitale, si edhe reagimit më efikas ndaj ndryshimeve klimatike. Për këtë qëllim, parashikuam program të veçantë në buxhet, por përsëri, shpresojmë edhe në mundësitë që i ofrojnë institucionet financiare ndërkombëtare”, tha kryeparlamentari i RMV-së në fjalimin e tij.

Ai në fjalimin e tij tha se me rëndësi është të mendojmë dhe veprojmë në vijë të njëjtë, t’i lëmë mënjanë interesat individuale dhe të përqendrohemi në ato që na bashkojnë, që janë përfitim i përbashkët dhe i domosdoshëm për të gjithë qytetarët.

 

Advertisement

Xhaferi: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do ta përforconte Unionin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy