Xhaferi-Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përkushtuara për integrimin euroatlantik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin ndërkombëtar për gra, paqe dhe siguri në Prishtinë, Republika e Kosovës, realizoi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim, thonë nga atje, u shpreh kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Bashkëbiseduesit e theksuan përkushtimin e të dyja palëve për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Xhaferi dhe Presidenti Begaj, theksuan në takim se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si aleatë në NATO, janë të gatshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të një kontributi më aktiv në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të komunitetit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Në takim, shtojnë nga atje, u këmbyen opinione edhe për integrimet evropiane, si dhe për vazhdimin e proceseve reformuese në të dyja shtetet./Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi-Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përkushtuara për integrimin euroatlantik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy