Xhaferi: Mickoski po spekulon, nuk kam asnjë komunikim me Gruevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Talat Xhaferi – Kryetari i Kuvendit sot në një konferencë për media i ka mohuar pohimet e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se ish-kryeministri dhe refugjati Nikolla Gruevski, atij dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i ka dhënë një USB dhe një zarf me dokumente, në të cilat dyshohet se kishte përmbajtje për ndryshime në Kodin Penal.

Sipas Xhaferit, kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale.

“E thashë dhe do të them sërish kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër se kam marrë disa dokumente nga Gruevski.

Nuk kam pasur asnjë komunikim, as nuk kam pasur nevojë për ndonjë komunikim me Gruevskin”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi: Mickoski po spekulon, nuk kam asnjë komunikim me Gruevskin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy