Xhaferi nuk do të pranojë propozimin e Mickoskit për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Talat Xhaferi për “TV21” ka bërë të ditur se nuk do të pranojë propozimin e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që Kuvendi të shkarkojë ministrin dhe zv. ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçen dhe Ilir Hasani.

Siç tha Xhaferi, neni 184 në të cilin u thirr Mickoski, në bazë të së cilit do të ngritë procedurë shkarkimi në Kuvend, vlen vetëm për Deklarata, rezoluta, vendime, rekomandime dhe akte të përgjithshme.

Xhaferi tha se Neni 184 në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me procedurë shkarkimi, duke shtuar se procedura te neni 184 ngritët në fazën e leximit të dytë.

Mickoski në paraqitjen para gazetarëve tha se nëse Filipçe dhe Hasani deri të martën nuk dorëzojnë dorëheqjet në Kuvend, atëherë ata si grup parlamentar do të iniciojnë shkarkimin e tyre në bazë të nenit 184 të Rregullores së punës së Kuvendit.

Advertisement

Kur u pyet se pse nuk ngritin interpelancë, Mickoski tha se kjo nuk është praktikë e suksesshme, pasi siç tha, Xhaferi interpelancat i ruan në sirtarë.

Xhaferi nuk do të pranojë propozimin e Mickoskit për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy