Xhaferi qorton të punësuarit në SPB Tetovë: Ku e ke vendin e punës, duhet t’u shërbeni qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot ka qëndruar në Tetovë, ndërsa ka vizituar edhe Sektorin për Punë të Brendshme.

Ai ka shikuar nga afër se si realizohet puna në SPB Tetovë, në këtë kohë kur ka turma të qytetarëve, të cilët presin për të ndryshuar dokumentet personale.

Ai është parë duke i qortuar edhe administratorët e SPB Tetovë, nga të cilët ka kërkuar që t’u shërbejnë qytetarëve në mënyrën më të mirë.

Advertisement

Ndryshe, afati i fundit (12 shkurt) për ndryshim të dokumenteve personale ka shkaktuar turma të mëdha të qytetarëve para institucioneve. Kjo bëri që deputetët të sjellin ndryshime ligjore me të cilat vazhduan afatin deri në fund të vitit 2024./Telegrafi/

 

Xhaferi qorton të punësuarit në SPB Tetovë: Ku e ke vendin e punës, duhet t’u shërbeni qytetarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy