Xhaferi sot duhet të deklarohet për iniciativën e OBRM-PDUKM-së për referendum

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot pritet të shqyrtojë iniciativën e OBRM-PDUKM-së për mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Nga kabineti i Xhaferit, informacionet zyrtare janë se ai sot do të jetë në punë dhe se do të njoftojnë për vendimin e tij për iniciativën.

Nëse merr dritë jeshile, atëherë duhet t’ia përcjellë Komisionit Ligjvënës dhe Komisionit amë, dhe ata duhet të deklarojnë korrektësinë e saj brenda dy ditëve, sipas nenit 191 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit.

Nëse kryetari i Kuvendit konfirmon se iniciativa është në rregullt, për këtë e informon dorëzuesin, në këtë rast OBRM-PDUKM-në, në afat prej tre ditësh nga marrja e mendimit nga grupet e punës. Ndërsa sipas nenit 192, paragrafi 2, nëse kryetari i Kuvendit konfirmon se iniciativa nuk është në rregull, pyetjen në lidhje me iniciativën e vendos në rend dite në seancën e ardhshme.

Kuvendi më pas me përfundim konfirmon nëse iniciativa është në rregull. Kryetari i Kuvendit në afat prej tri ditësh e njofton propozuesin e autorizuar për përfundimin e Kuvendit. Kjo parashikohet në Rregulloren e Kuvendit. Në opinion tashmë janë shfaqur informacione se ndoshta Xhaferi nuk do ta pranojë nismën dhe akuzat nga opozita se pas saj do të qëndrojnë partitë në pushtet.

Advertisement

Në media u publikua fotografi nga dokumenti i iniciativës së dorëzuar në Kuvend, në të cilën shihet se ajo i dorëzohet kryetarit të Kuvendit pa e përmendur “të Maqedonisë së Veriut”.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, dje duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me procedurën për dorëzimin e iniciativës në Kuvend, tha se nëse vlerësojnë se ka gabim, të njëjtën do ta korrigjojnë.

Sipas Mickoskit, pushteti ka frikë nga mobilizimi i popullit dhe konsolidimi i ndjenjave antiqeveritare, të cilat, siç thotë ai, ekziston.

Ndryshe, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka thënë mbrëmë se nuk do të ketë kuptim as mbajtja e referendumit, kur pavarësisht nga rezultati, opozita OBRM-PDUKM nuk planifikon të votojë për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi sot duhet të deklarohet për iniciativën e OBRM-PDUKM-së për referendum shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy