Xhaxhai i njërit prej viktimave në aksidentin në Bullgari: S’kemi asnjë informacion, s’kemi ku të paraqitemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhaxhai i njëriut prej viktimave në aksidentin tragjik, Fikri Shiroki, për TV21 deklaroi se ai ndodhet në Bullgari për nipin e tij i cili ka humbur jetën dhe po ashtu kanë vizituar të mbijetuarit në spital.

“Informacione tjera nuk kemi. Askush nuk din asgjë, s’kemi ku të paraqitemi, ndërsa mjekët që janë këtu thonë se ne përgjigjemi vetëm për të lënduarit të cilët ndodhen në spital”, u shpreh Shiroki.

Ai tha se gjithë ditën ndodhen aty dhe se s’kanë asnjë infromacion nëse nipi i tij ndodhet në mesin e të gjallëve ose në mesin e të vdekurve.

“Kthehemi prap, s’kemi çfarë të bëjmë. Nuk kemi ku të paraqitemi”, tha Shiroki.

Advertisement

Ai po ashtu tha se në mesin e të lënduarve janë edhe një burë dhe një grua nga Presheva./Telegrafi/

Xhaxhai i njërit prej viktimave në aksidentin në Bullgari: S’kemi asnjë informacion, s’kemi ku të paraqitemi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy