Zaev: Bullgaria bën bllokimin e parë, shkel nenin 2 të marrëveshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve tha se Bullgaria sot ka shkelur nenin 2 të Marrëveshjes për fqinjësit të mirë në të cilin thuhet se fqinji duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimin Evropian.

“Kishim bllokim e parë nga Bullgaria. Sot u shkel ai ligj, ndërsa ne asgjë nuk kemi shkelur deri tani. Kjo nuk është ndjenjë e mirë’, tha Zaev.

Ai shtoi se për këtë do të njoftohet edhe Brukseli dhe e gjithë kjo sipas tij është sinjal armiqësor dhe ndalohet korniza negociuese mes Maqedonisë dhe BE-së.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë Zaev pritet të takohet me kryeministrin Bullgari në kuadër të procesit të Berlinit./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Bullgaria bën bllokimin e parë, shkel nenin 2 të marrëveshjes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy