Zaev: Lidhja e të rinjve nga rajoni është kusht për pajtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizshmëria dhe lidhja e të rinjve nga rajoni si një kusht i domosdoshëm për pajtimin, bashkëpunimin dhe një të ardhme të përbashkët. Ky është qëllimi kryesor i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Kryeministri Zoran Zaev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Albert Hani.

Duke përgëzuar zgjedhjet, Kryeministri Zaev tha se Maqedonia, si nënshkruese e marrëveshjes mbi krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive programet e zyrës rajonale me seli në Tiranë.

“Si një nga qëllimet më të rëndësishme të iniciativës së Procesit të Berlinit, brenda së cilës u krijua Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), është e rëndësishme për lidhjen e të rinjve nga Ballkani Perëndimor”, tha Zaev.

Sekretari i Përgjithshëm i sapoemëruar i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Hani tha se Maqedonia në këtë rrjet rajonal njihet si një nga vendet më aktive në rajon dhe se disa nga politikat rinore të vendit merren si shembull për zbatimin e suksesshëm të çështjeve kryesore për të rinjtë./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Lidhja e të rinjve nga rajoni është kusht për pajtim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy