Zaev: Masat do të japin rezultate vetëm nëse zbatohen rreptësisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sa do të zgjasë beteja kundër koronavirusit, varet nga secili prej nesh dhe nga vendimi ynë nëse duhet të respektojmë masat për mbrojtje personale ose do t’i lejojmë vetes të jemi në rrezik, ndërsa kështu edhe të afërmit tanë dhe gjithë mjedisin tonë”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një video-fjalim. Ai ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe të jenë sa më të kujdesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse dikush në afërsinë tuaj nuk mban maskë ose e mbanë atë gabimisht, udhëzoni që të veprojnë si duhet. Nëse dikush është shumë afër, tregoni nevojën për distancë fizike prej 1,5 deri në 2 metra. Vetëm në këtë mënyrë do të mbrojmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të dashurve tanë”, theksoi Zaev.

Lideri i LSDM-së shton se masat do të japin rezultate vetëm nëse respektohen rreptësisht.

Advertisement

“Në periudhën që pason, kështu do të bëjmë treg, kështu do të shkojmë të punojmë, kështu do të vizitojmë kafenetë, kështu do të funksionojë”, thotë Zaev.

Ai në video paraqitjen e tij, bëri thirrje për kontributin dhe disiplinën e çdo individi dhe çdo institucioni në luftën kundër coronavirusit.

“Ky është momenti kur duhet të japim maksimumin për të vendosur kontrollin mbi virusin. Ne kemi treguar që në momente të tilla dimë të jemi të bashkuar. E di që mund ta bëjmë edhe këtë herë dhe që do të kemi sukses”, thekson Zaev./Telegrafi/

Zaev: Masat do të japin rezultate vetëm nëse zbatohen rreptësisht shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy