Duka: Gjendja epidemiologjike edhe më tej e qëndrueshme, masat duhet rreptësisht të respektohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Dibrës Hekuran Duka, në konferencën e sotme për shtyp, që e mban çdo të hëne, gjendjen epidemiologjike në komunë e vlerësoi si të qëndrueshme.

“Më shumë se muaj nuk kemi persona të ri të infektuar me Kovid-19, dhe mund të vlerësohet se gjendja edhe më tej është e qëndrueshme. Nuk kemi persona në izolim, ndërsa në vetizolim janë 14 persona, të cilët paraprakisht kanë qenë në karantinë shtetërore në Strugë”, tha Duka, i cili udhëheq edhe me Shtabin Operativ Komunal.

Informoi se gjendja e sigurisë është e mirë dhe se në javën e kaluar janë regjistruar vetëm dy aksidente, për fat të mirë nuk ka viktima dhe zjarr në fshatin Kosovrast i Epërm ku u dogjën tetë hambarë me një pjesë të bagëtive.

Duka theksoi se nga Ndërmarrja Komunale publike “Standard” është informuar se vendosin kufizim katërorësh në furnizimin nga ora 13 deri në 17, për shkak të konsumit të rritur të ujit për pije, e kushtëzuar nga pakujdesia e qytetarëve të cilët e keqpërdorin për ujitjen e kopshteve, larjen e oborreve, trotuareve dhe madhe edhe të rrugëve.

Advertisement

Kryetari Duka u bëri apel qytetarëve dhe të gjithë subjekteve juridikë, të cilët filluan me punë, rreptësisht t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e kompetentëve për parandalim të zgjerimit të pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy