Zaev: Mbajtja e zgjedhjeve pas 17 tetorit nuk është kundër Kushtetutës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev tha se partia e tij pajtohet që zgjedhjet lokale të mbahen pas 17 tetorit, ashtu siç kërkon opozita maqedonase, por nëse dakordohen partitë politike.

Ai tha se propozimin që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor ka qenë vetëm për tërheqjen e termineve për fushatë me terminin e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë.

“Për mua është shumë e rëndësishme çfarë do të thotë opozita. Ajo duhet të jetë e kënaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse mbahen më 17 tetor, fushata do të jetë edhe gjatë regjistrimit të popullsisë dhe kjo nuk është mirë. Duhet ta shtymë regjistrimin deri në fund të shtatorit, dhe më pas të fillojë fushata. Por, nëse opozita thotë 17 tetor dhe partitë tjera politike pajtohen, atëherë edhe ne pajtohemi”, tha Zaev.

Ai shtoi se fundjavat më 24 ose 31 tetor janë opsionet për muajin tetor dhe se me kërkesë të opozitës maqedonase ka ndodhur anulim të zgjedhjeve të shtatorit për gjysmën e dytë të tetorit.

Advertisement

“Me Mickoskin kur kishim takim kërkonin anulim të zgjedhjeve për nga shtatori për në tetor, u dakorduam për në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa këto data jaanë 17, 20 dhe 31 tetor. U konsultova partitë politike dhe parimisht të gjithë u pajtuam”, tha Zaev.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve pas 17 tetorit nuk është kundër Kushtetutës.

“Nuk është jokushtetuese dhe këtë e vërteton anulimi i zgjedhjeve në vitin 2004, 2005 si dhe anulimi i vitit 2017 me ndryshim të Ligjit për zgjedhje nga ku të gjithë kryetarët dhe këshilltarët komunal i kryejnë funksionet deri në zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të reja. Dhe kjo është adresuar edhe para Kushtetutës në procedurë në të kaluarën dhe aq sa jam i informuar nga juristët e ekipit tim është refuzuar”, tha Zaev./Telegrafi/

Zaev: Mbajtja e zgjedhjeve pas 17 tetorit nuk është kundër Kushtetutës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy