Zaev: Me Mickoskin asnjëherë nuk kam biseduar për amnisti të të dënuarve për 27 prillin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev tha se me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski asnjëherë nuk ka biseduar për amnisti të të dënuarve për rastin e 27 prillit.

“Direkt së pari do t’u përgjigjem a ishte pjesë e marrëveshjes me Mickoskin amnistia e sulmuesve, dhunuesve dhe organizatorëve të 27 prillit në takimin tonë të fundit të cilin e kishim. Së pari, zotëri Mickovski asnjëherë nuk flet për ata njerëz dhe ai duhet të përgjigjet nëse për shkak të asaj se konsiderohet si bashkëpjesëmarrës me ta nuk e hapë këtë çështje. Asnjëherë në asnjë takim ai nuk e ka përsëritur këtë çështje. Por edhe rreziku nëse tenton ta hapë këtë çështje normal do të duhet ta mbajë para gjithë publikut”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se a kanë marrëveshje me liderin e opozitës për këtë çështje.

Njëzetë e shtatë prilli, sipas kryeministrit, është një nga ngjarjet më të tmerrshme dhe më të këqija që nga pavarësia e vendit tonë.

“Atë që e pamë para disa ditëve si tubim për mbështetke të njerëzve të dënuar plotfuqishëm, me vendim gjyqësor, për persona të cilët para syve të gjithë publikut tentonin të merrnin jetë njerëzish, mbanin armë që të mbështeten me të vërtetë për mua është devijim, arratisje ose bashkëpunim, asgjë tjetër përveç kësaj, sepse kushdo që të jetë me mendje të shëndoshë më e pakta që mund të bëjë është që të distancohet nka ajo, të bëj thirrje që të mos përsëritet dhe ta dënojë ngjarjen”, theksoi Zaevi.

Advertisement

 

Zaev: Me Mickoskin asnjëherë nuk kam biseduar për amnisti të të dënuarve për 27 prillin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy