Zaev: Nëse Telegrami nuk e mbyll “Dhomën publike”, do ta bllojkojmë këtë aplikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nëse aplikacioni “Telegram” nuk e mbyll grupin “Dhoma Publike”, ne do të shqyrtojmë mundësinë e bllokimit ose kufizimit të përdorimit të këtij aplikacioni në Maqedoninë e Veriut, derisa ata të fillojnë të bashkëpunojnë me ne”.

Këtë në mes tjerash e ka shkruar kryeministri Zoran Zaev, në faqen e tij në Facebook, lidhur me rastin “Dhoma publike”, grup në rrjetet sociale në të cilin shpërndahen përmbajtje eksplicite të vajzave nga RMV.

“Neve si qeveri nuk na vjen ndërmend të censurojmë komunikimin, por kjo është diçka tjetër dhe duhet t’i mbrojmë qytetarët tonë. Sot kjo ndodh me Telegramin, nesër ndoshta mund të ndodh me ndonjë platformë tjetër, për këtë arsye ne kemi detyrë të bëjmë gjithçka për të siguruar reagim adekuat edhe ndaj atyre që i kanë krijuar këto platforma, ku ndodhin vepra të tilla penale”.

“Shpresoj se nuk do të ketë nevojë për kufizime të Telegramit dhe se që sot do të përgjigjen për kërkesat tona dhe do të bashkëpunojnë”, ka shkruar Zaev.

Advertisement

Ai gjithashtu i ka ftuar qytetarët të cilët shpërndajnë përmbajtje në atë grup, të ndalojnë dhe njëkohësisht të largohen nga “Dhoma publike”./Telegrafi/

Испративме категорични барања до социјалната мрежа Телеграм да ја избрише групата „Јавна соба“ и нема да престанеме да…

Posted by Zoran Zaev on Thursday, 28 January 2021

Zaev: Nëse Telegrami nuk e mbyll “Dhomën publike”, do ta bllojkojmë këtë aplikacion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy