Zaev për regjistrimin: Pavarësisht numrave, ligjet për të drejtat e shqiptarëve nuk do të ndryshohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev sqaron dilemat rreth të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Ai thotë se numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente dhe asaj jorezidente do të mbetet baza e politikës së përfaqësimit të drejtë etnik dhe çështjes së përdorimit të gjuhës.

Ligjet për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera nuk do të ndryshohen, thotë Zaev. Kurse, shifrat e popullsisë rezidente do të shfrytëzohen për krijimin e politikave lokale të zhvillimit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, ligji për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike, mbeten absolutisht të njëjtë dhe nuk ndryshohen assesi, varësisht nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve, i rezidentëve dhe jorezidentëve. Këtu jemi pastër. Nuk ka procese retrograde. Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qartë dhe vazhdojnë të vlejnë. Ajo që do të ndryshojë sa u takon politikave ekonomike dhe sociale, është që nëse një fshat është zbrazur dhe nuk jetojnë më njerëz në atë fshat, ata para do të ridestinohen të mund të përdoren për në një fshat tjetër ose në qytet ku janë shpërngulur njerëzit”, tha Zoran Zaev.

Ky qëndrim i kryeministrit hedh dritë mbi dilemat se për çfarë do të shërbejnë shifrat nga diaspora. OBRM-PDUKM-ja nga ana tjetër kishte kundërshtuar këtë fakt duke kërkuar që diaspora vetëm të evidentohet.

Advertisement

Deri tani brenda territorit të vendit janë regjistruar 1 milion e 212 mijë qytetarë, 378 mijë amvisëri dhe 516 mijë banesa.

Zaev për regjistrimin: Pavarësisht numrave, ligjet për të drejtat e shqiptarëve nuk do të ndryshohen shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy