Zaev: Punojmë në përmirësimin e politikave ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vazhdimësi punojmë në përmirësimin e politikave ekonomike për rritjen e konkurrencës së sektorit të biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

“Qeveria në seancën e 41-të e miratoi Programin për reforma ekonomike 2021-2023 e cila si obligim është pjesë e reformave konform procesit eurointegrues. Ky dokument strategjik është pjesë e rëndësishme të procesit drejt BE-së”, ka shkruar Zaev.

Kryeministri Zaev ka theksuar se Programi për reforma ekonomike përmban: projeksione makroekonomike, plan për Buxhetin për tre vitet e ardhshme, reforma strukturore që ndikojnë në rritjen ekonomike.

“Zbatimi i këtyre reformave është përcaktim strategjik dhe prioritet për lëvizjen e ekonomisë dhe rritje të përshpejtuar. Më shumë për vendimet e seancës: vlada.mk/node/24015″, shton Zaev./Telegrafi/

Advertisement

 

Zaev: Punojmë në përmirësimin e politikave ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy