Zaev – Radev: Kemi obligim që të ndërtojmë miqësi mes dy popujve vëllazëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev, bashkërisht me zëvendësin e tij për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua edhe me presidentin bullgar, Ruman Radev në kuadër të vizitës së punës në Sofje.

Sipas njoftimit qeveritar, në takim është theksuar se vizita e delegacionit të Maqedonisë dhe Bullgarisë në nivel të lartë është me rëndësi dhe vjen në moment kur dinamika e fuqishme e kontakteve dhe dialogu është me rëndësi të madhe mes dy vendeve.

“Dy bashkëbiseduesit në takim theksuan se perspektiva e qartë evropiane e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme për Bullgarinë dhe realizimi i kësaj perspektiva i konvenon të ardhmes së përbashkët të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zaev në takim ka theksuar se ndërtimi i miqësisë mes dy popujve vëllazëror është obligim i liderëve që para vete duhet ta kenë perspektivën e të rinjve./Telegrafi/

Advertisement

Zaev – Radev: Kemi obligim që të ndërtojmë miqësi mes dy popujve vëllazëror shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy