Zajkova: Në fushatën zgjedhore pres të diskutohet për programe dhe koncepte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova thotë se vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit të plotë në BE.

“Unë si Liberal demokrate nuk mendoj se ka ndonjë zgjidhje tjetër. Ne dëshirojmë të bisedojmë me BE-në, dhe vetëm biseda bilaterale në një rreth të caktuar”, tha Zajkova në “Daily Click”.

Zjakova thotë se pretë të ketë fushatë pozitive në vend.

“Fushata zgjedhore e shikoni se është aktive, edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht, por partitë dhe politikanët janë në fushatë së bashku me qytetarët. Ajo çka pres unë nga fushata është që të diskutohet për qëllime programore dhe koncepte”, tha Zajkova./Telegrafi/

Advertisement

Zajkova: Në fushatën zgjedhore pres të diskutohet për programe dhe koncepte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy