Ministri Bujar Osmanis sot kishte takim në Sofje me homologen e tij, Ekaterina Zakharieva.

Siç njoftojnë nga MPJ-, në takim janë shqyrtuar aktualitetet me coroanvirusin dhe mënyrat se si dy vendet realizojnë bashkëpunimin me menaxhimin e këtyre sfidave.

“Zakharieva vërtetoi se po bëhen përpjekje për gjetjen e mënyrës për çuarjen e vaksinave të premtuara në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e takimit.

Në vazhdim u bisedua për Planin aksionar për bashkëpunim të ndërsjellë, mundësi për finalizimin e tij, në funksion të dakordimit të Marrëveshjes eventuale të Konferencës së dytë ndërqeveritare mes dy qeverive, bashkëkryesues të së cilës janë dy Ministrat Osmani dhe Zaharieva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohje nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shfrytëzuan rastin edhe për shkëmbime të mendimeve dhe tema tjera nga interesi i përbashkët i të dyja palëve./Telegrafi/

Zakharieva: Po bëhen përpjekje që t’i çojmë vaksinat në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.