Zbulohen nënntë emigrantë në një automjet në “Bogorodicë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia mbrëmë ka zbuluar nëntë emigrantë nga India të lënë në automjet në terminalin doganor në vendkalimin kufitar në Bogorodicë.

Në automjet ka qenë edhe bashkëvozitësi i cili është privuar nga liria, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Gjevgjeli.

“Në autostradën Shkup – Gjevgjeli, mbrëmë në ora 19:00, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë ndalimi të automjetit BMW me tabela të Shkupit, por automjeti nuk është ndaluar dhe ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi të madhe drejt vendkalimin “Bogorodicë”. Pas ndërmarrjes së masave është gjetur automjeti dhe bashkëvozitësi E.J (24) me Haraçina”, thonë nga policia.

Po ashtu afër automjetit janë gjetur edhe nëntë emigrantë nga India dhe janë dërguar në Qendrën transitore për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/

Zbulohen nënntë emigrantë në një automjet në “Bogorodicë” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy