Zëdhënësi i partive opozitare: Për momentin nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zëdhënësi i partive opozitare: Për momentin nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët

Zëdhënësi i koalicionit “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, Astrid Iseni, sot në konferencë për media ka deklaruar se ka njëfarë pajtueshmërie, por se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët për koalicion parazgjedhor.

Ai bëri të ditur se LEN do të informojë për këtë në ditët në vijim.

“Në takimin e ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njëfarë pajtueshmërie që ai të jetë pjesë e opozitës, por nuk ka marrëveshje. Për këtë do të njoftoheni në ditët në vijim”, tha zëdhënësi Iseni.

Advertisement
Lexo po ashtu
Taravari: Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Ata do të informojnë shtesë, siç tha ai, se kush do të jetë kandidati i tyre për president pasi të diskutojnë në koalicion.

Advertisement

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, konfirmoi sot se ka pasur diskutime që ai të jetë kandidat i opozitës për president, por theksoi se nuk është i interesuar për këtë./Telegrafi/

The post Zëdhënësi i partive opozitare: Për momentin nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy